Motorola detajoi tre modele të gjeneratës së katërt të Moto G

Publikuar më: 18-05-2016

moto-g4-100661462-largeNëse një është i mirë po tre? Të paktën kështu mendon Motorola pas vendimit për të ndarë linjën në tre telefonë të ndryshëm me gjeneratën e katërt të Moto G.

Ditën e Marte, Motorola bëri të ditur se do e ndajë këtë linjë në tre modele: Moto G4, G4 Plus dhe G4 Play. Moto G do të karakterizohet nga ekran 5.5 inç 1080p, bateri 3,000 mAh  dhe proçesor Qualcomm Snapdragon 617. Opsionet e memorjes do të jenë 16GB dhe 64GB ndërsa ajo e RAM-it në 2GB dhe 4GB.

Moto G4 Plus do të ofrojë kamër më të mirë sesa modeli bazë falë një sensori 16 megapiksel me autofokus me lazer.

Së fundit, G4 Play është modeli buxhetor i kësaj linje me ekran 5 inç, bateri 2,800 mAh, 2GB RAM dhe ekran 720p. Do të fuqizohet nga proçesor Snapdragon 410 shoqëruar nga 8 ose 16 GB memorje të brendshme.

Moto G4 dhe G4 Plus janë në shitje në Brazil që nga dita e sotme ndërsa në Indi vetëm G4 Plus. Telefoni do të jetë në shitje globalisht këtë verë. Aktualisht në Indi, Moto G4 Plus shitet për afro 200 dollar amerikanë. (PCWorld Albanian)

Motorola detajoi tre modele të gjeneratës së katërt të Moto G
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)