Lajmet

Motorola akuzon Samsung për vjedhjen e ideve

Aug 22 2016
0 Shpërndarje

3086Bota e teknologjisë është plot inovacion dhe ide të huazuara saqë është e vështirë nganjëherë të zbulosh se kush e ka vënë në funksion i pari dhe kur. Ky është një realitetit i cili po e shqetson Motorola-n sidomos me lançimin e Samsung Galaxy Note 7.

Në një cicërime në Twitter Motorola hodhi akuzat e para ndaj Samsung me arsyetimin se ky i fundit vodhi idenë e njoftimeve të cilat shfaqen në ekran gjatë kohës që telefonit nuk është duke u përdorur. Samsung e quan veçorinë “alway-on display” dhe e ka përdorur që me lançimin e Galaxy S7-tës.

LG gjithashtu e ofron diçka të ngjashme me G5 dhe V10 ndërsa Google e ka integruar në Android Marshmallow.

2Por për Motorolën, Samsung është treguar më agresiv duke ja përngjarjë funksionin në fjalë pothuajse terërisht “Njoftimeve Aktive” të Motorola që debutuan në 2013-tën. Megjithatë Motorola nuk ishte kompania e parë që erdhi me idenë e këtyre njoftimeve edhe kur ekrani i telefonit është i kyçur.

Funksionaliteti daton që nga 2012-ta me Nokia 808 PureView i cili kishte ekran AMOLED. Edhe Nokia N9 me sistem operativ MeeGo lançuar në 2011-tën kishte funksionalitetin në fjalë duke lënë pas plot 2 vite përpjekjet e Motorolas. Megjithatë asnjëherë nuk e kemi dëgjuar Nokia të ankohet për këtë, apo jo? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>