Motori kinez i kërkim Baidu prezantoi asistentin dixhital Duer

Publikuar më: 09-09-2015

5046Gjigandi i motorrit të kërkimit me bazë në Bejing, Baidu ose i njohur ndryshe si versioni kinez i Google, ka lançuar asistentin e tij dixhital të quajtur ‘Duer’. Ky asistent vjen i integruar në aplikacionin mobil të vet kompanisë. Robin Li, president dhe shef ekzekutiv i Baidu deklaroi gjatë Baidu World Congress 2015 se Duer është bazuar në ekosistemin ekzistent të kompanisë i cili përfshin sektore si turizmi, filmi, ushqimi, edukimi dhe kujdesi nga shëndetit.

Sipas Li, aftësia e kompanisë për të mbledhur dhe proçesuar të dhëna së bashku me asistentin dixhital, i lejon Baidu të kategorizojë informacionin. Për shembull kur përdoruesi kërkon një restorant, Baidu përveç vendodhjes dhe llojit të ushqimit, do të tregojë dhe informacione të tjera të tilla si: lejohen kafshët apo jo, kush personazh i njohur e frekuenton këtë vend etj. Aktualisht Duer është duke funksionuar ngushtë me aplikacionin e navigimit dhe restoranteve të ndërtuar nga kompania.

Li ka shtuar se Baidu është në bisedime e sipër dhe me zhvillues të tjerë për të integruar Duer në aplikacionet e tyre. Nuk eleminohet as mundësia që Duer të integrohet në një robot fizik në të ardhmen. Edhe pse Duer pritet të operojë kryesisht në tregun kinez, renditja e tij përkrah Siri, Cortana apo Google Now pritet të ndikojë dhe në platformat e tjera. (PC World Albanian)

Gjigandi i motorrit të kërkimit me bazë në Bejing, Baidu ose i njohur ndryshe si versioni kinez i Google, ka lançuar asistentin e tij dixhital të quajtur ‘Duer’. Ky asistent vjen i integruar në aplikacionin mobil të vet kompanisë. Robin Li, president dhe shef ekzekutiv i Baidu deklaroi gjatë Baidu World Congress 2015 se Duer është bazuar në ekosistemin ekzistent të kompanisë i cili përfshin sektore si turizmi, filmi, ushqimi, edukimi dhe kujdesi nga shëndetit.

Sipas Li, aftësia e kompanisë për të mbledhur dhe proçesuar të dhëna së bashku me asistentin dixhital, i lejon Baidu të kategorizojë informacionin. Për shembull kur përdoruesi kërkon një restorant, Baidu përveç vendodhjes dhe llojit të ushqimit, do të tregojë dhe informacione të tjera të tilla si: lejohen kafshët apo jo, kush personazh i njohur e frekuenton këtë vend etj. Aktualisht Duer është duke funksionuar ngushtë me aplikacionin e navigimit dhe restoranteve të ndërtuar nga kompania. Li ka shtuar se Baidu është në bisedime e sipër dhe me zhvillues të tjerë për të integruar Duer në aplikacionet e tyre. Nuk eleminohet as mundësia që Duer të integrohet në një robot fizik në të ardhmen. Edhe pse Duer pritet të operojë kryesisht në tregun kinez, renditja e tij përkrah Siri, Cortana apo Google Now pritet të ndikojë dhe në platformat e tjera. (PC World Albanian)

Motori kinez i kërkim Baidu prezantoi asistentin dixhital Duer
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)