Motori i kërkimit të Google shfrytëzon 5,000 herë më shumë kod sesa anija e parë hapësinore

Publikuar më: 19-09-2016

712px-space_shuttle_columbia_launchingGoogle zotëron prona të shumta në ueb dhe të gjitha së bashku përbëjnë miliarda rreshta kod – 2 miliard për të qenë ekzakt.

Raketa e parë hapësinore, një relikë nga 1982, kishte vetëm 400,000 reshta kodi për të lëshuar një ekuipazh dhe disa ton karburant në orbitë.

Për ta kuptuar më mirë se ku gjendej bota para 50 vitesh dhe ku gjendet sot mjafton të ktheni shikimin nga kërkimi në ueb i cili shfrytëzon 5,000 herë më shumë kod se sa do të duhej për të dërguar njerëz në hapësirë.

Business Insider përpiloi një listë për të treguar se sa kod përdorin aplikacionet moderne dhe softuerët e vjetër.

Windows 3.1 kishte 4.5 milion rreshta kod—pak më pak se sa kërkon një HD DVD Player – ndërkohë që Windows 7 përdor 39 milion rreshta kod. (PCWorld Albanian)

Motori i kërkimit të Google shfrytëzon 5,000 herë më shumë kod sesa anija e parë hapësinore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)