Moto G4 dhe G4 Plus do të sjellin dizajn të ri dhe skaner të shenjave të gishtërinjve

Publikuar më: 18-04-2016

moto-g4-leak-100656495-largeTelefonët Motorola në të kaluarën kanë pasur një “thembër akili”, mungesën e një skaneri të shenjave të gishtërinjve. Mesa duket kjo ka për të ndryshuar me gjeneratën e re të telefonëve që kur kompania kaloi në pronësi të Lenovo.

Ky informacion vjen NoWhereElse, një uebfaqe franceze e cila shquhet për informacionet e qëndrueshme në të kaluarën. Sipas raportit në fjalë, Moto G4 dhe G4 Plus do të karakterizohen nga ekrane 5.5 inç.

Gjithashtu sipas Evan Blass, telefonët do të kenë një buton fizik në fund të ekranit i cili do të shërbejë edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve të cilin do ta gjeni të ilustruar mëposhtë. Sigurisht nëse linja Moto G e telefonëve do të ketë një skaner të tillë, prisni që edhe Moto X të përmbajnë këtë risi.

Kamerat do të jenë me sensorë 16 Megapiksel dhe 13 Megapiksel ndërsa memorja e brendshme 16 GB për të dy modelet.

Impakti: Telefonët Motorola në të kaluarën kanë qenë një zgjidhje solide por vetëm gjenerata e fundit e Moto X ofroi për herë të parë një kamër cilësore. Tani e tutje kjo do të jetë një domosdoshmëri nëse Lenovo dëshiron të sfidojë Galaxy S7, LG G5 dhe HTC 10. (PCWorld Albanian)

Moto G4 dhe G4 Plus do të sjellin dizajn të ri dhe skaner të shenjave të gishtërinjve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)