Moto G 2015: Një Moto X 2013 me kosto më të ulët

Publikuar më: 26-07-2015

moto-g-2015-angledJavën që vjen Motorola do të mbajë një konferencë për shtyp ku pritet të prezantojë gjeneratën e tretë të smartfonëve Moto G dhe Moto X. Ndërsa po presim datën 28 korrik, informacione të shumta janë zbuluar në lidhje me Moto G që nga fotot gjer tek specifikat e harduerit.

Hardueri potencial i Moto G 2015 mund të jetë ai që zotëronte Moto X 2013 i cili ngelet një nga smartfonët tanë më të preferuar. Për nga paraqitja, e gjithë linja Motorola Moto X, G dhe E madje edhe modeli Nexus 6 ngjajnë së shumti.

Moto G 2015 pritet të ketë një proçesor Quad Core 1.36 ghz Snapdragon 410 shoqëruar nga 1 GB RAM.

Moto X 2013 kishte 2 GB RAM dhe proçesor Snapdragon S4 me dy bërthama. Po atë vit Moto X 2013 kishte ekran 4.7 inç me rezolucion 1280 x 720. Por Moto G 2015 me shumë gjasa do të ketë ekran 5 inç 1080p. Përsa i përket kamerës së Moto G, presim që tia kalojë Moto X 2013 në këtë rast me një sensor 13 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Kontrasti i lartë është në kosto. Ndërsa Moto X 2013 kushtonte atë kohë 499 dollar pa kontratë, tradicionalisht kanë kushtuar 179 dollar pa kontratë. Gjithësesi, presim që Moto G 2015 të sjellë risi në specifikat e harduerit. (PCWorld Albanian)

Moto G 2015: Një Moto X 2013 me kosto më të ulët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)