Monitoroni trafikun e programeve në rrjet me Fakenet

Publikuar më: 11-10-2016

fakenetFakenet NG është një program falas për pajisjet e Microsoft Windows që ju lejon të monitoroni trafikun e programeve në rrjet duke stimuluar një ambient të rremë rrjeti.

I dizajnuar specifikisht për të zbuluar më shumë mbi programet keqdashës, ai mund të përdoret dhe për arsye të tjera, si të gjesh nëse një program i telefonon shtëpisë, cilin skedar të ekzekutueshëm përdor për ta bërë këtë, dhe tek cili server provon që të lidhet për të vendosur një lidhje.

Ndërkohë që firewall-et ju mundësojnë disa nga këto informacione gjithashtu, Fakenet ju mundëson informacione shtesë që firewall-et nuk i ofrojnë.

Ka disa gjëra që ju duhet të dini para se të filloni të përdorni Fakenet:

  1. Fakenet merr zotërim të portës 53
  2. Ai dëgjon tek portat TCP 80, 443 dhe 25
  3. Ai mbështet protokollet DNS, HTTP dhe SSL.

Kjo do të thotë se çdo trafik që kalon në këto porta do të regjistrohet nga Fakenet, por nuk do të kalojë përtej(pasi do të përfundojë në ambientin fals të rrjetit)

Ka kuptim që të ndalohen shumica e programeve që përdorin internetin para se fillohet Facenet. Praktikisht, ju merrni rezultatet më të mira kur keni në punë vetëm programin që doni të analizoni.  Ju mund të merrni pak zhurmë nga vetë Windows-i dhe ndoshta nga proceset që gjenden në sfond dhe nuk mund ti mbyllni.

Programi përdor skedar ini të cilat mund ti gjeni në vendin e konfigurimit. Ju mund të shtoni porta para se të filloni monitorimin, ose të bllokoni porta që mos monitorohet, duke përdorur këto skedarë.

Skedarët e konfigurimit përdorin sintaksë të thjeshtë. Dhe me shumë mundësi do të ishte më mirë sikur ju ti bënit copy paste një nga rreshtave ekzistues aty dhe ta modifikonit për të shtuar portat që ju doni të monitoroni.  Ju mundeni gjithashtu të përdorni “redirectalltraffic” për të kapur trafikun që kalon në të gjitha portat.

Kjo do të ishte e dobishme kur nuk e dini cilën portë do të përdorë programi për të komunikuar.  Kini në mendje se Fakenet do të injorojë të gjithë portat e tjera. Nëse një program komunikon duke përdorur porta të ndryshme, atëherë ai nuk do të regjistrohet nga aplikacioni.

Fakenet është gatshëm për versionet 32-bit dhe 64-bit të Windows-it. (PCWorld Albanian)

Monitoroni trafikun e programeve në rrjet me Fakenet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)