Analiza

Momentet më të mira dhe më të vështira të Apple në 2016-n

Jan 2 2017
0 Shpërndarje
Momentet më të mira dhe më të vështira të Apple në 2016-n

apple_airpods_review_adam_in_case-100699774-large2016 ka qenë një vit i vështirë për Apple. Kompania e gjeti vethten në një betejë ligjore me FBI-në pati rënien e parë të të ardhurave pas një dekade. U përball me kritika kur lançoi iPhone 7 me heqjen e kufjeve 3.5 mm por edhe kur prezantoi MacBook Pro e ri për portat e hequra.

Megjithatë ekzistojnë disa gjëra për tu vlerësuar. Suksesi i iPhone SE, Seria e 2 e Apple Watch dhe iOS 10 janë disa prje momenteve më të mira. Le ti hedhim një sy 2016-tës së Apple.

U prehtë në paqe, porta 3.5 mm e kufjeve

Kur shpërthyen spekulimet se Apple kishte ndërmend të hiqte dorë nga porta 3.5 mm e kufjeve me iPhone e 2016-tës, i gjithë komuniteti i internetit u tremb. A ishin të gjithë të gatshëm të sakrifikonin kufjet e tyre?

iphone-7-lightning-port-100690288-large

 

Phil Schiller i Apple thoshte se duhet kurajo. Kur iPhone 7 dhe 7 Plus debutuan, askush nuk nxori zë.

Mbase u mësuan me këtë fakt ngaqë ishin përfshi një set kufjet tradicionale së bashku me adapterin përkatës. Kompania akoma nuk ka bërë të ditur sesa iPhone 7 janë shitur, por modeli në ngjyrë të zezë ishte i padisponueshëm pak orë pasi debutoi.

Vonesa e kufjeve wireless AirPods

Me iPhone e parë pa portën e kufjeve tradicionale, erdhi edhe aksesori mbasë më i kushtueshëm i Apple për këtë telefon, kufjet Wireless AirPods që kushtonin 159 dollar.

Pritej të dilnin në shitje në Tetor, siç tha Apple gjatë prezantimit të iPhone në Shtator, por ja që nuk ndodhi kështu.

apple_airpods_review_adam_case_open-100699773-large

Pas shtyrjesh së vazhdueshme Apple filloi të pranonte porositë e para më 13 Dhjetor dhe dërgesat filluan më 19 Dhjetor. Disponueshmëria vijonte të ishte e kufizuar.

Gjenerata e dytë e Apple Watch

Pavarësisht se kufjeve Wireless nuk erdhën në kohën e duhur, i tillë nuk është rasti për Apple Watch.

Kompania prezantoi dy versione me çmime të ndryshme e që të dy kishin procesorë më të shpejtë.apple-watch-series-2-white-100700257-large

Gjenerata e dytë na impresionoi me GPS-në e integruar, ekranin e shkëlqyeshëm dhe rezistencën ndaj ujit.

Nëse nuk i dëshironi asnjërën prej këtyre, gjenerata e parë është po aq e fuqishme por më pak e kushtueshme. Disa thonë se gjeneratë e dytë është ajo që e para duhej të kishte qenë.

Apple vs. FBI

Në Shkurt të 2016-tës Apple u përball me sfidën më të madhe: presioni në rritje i qeverisë Amerikane për të zhbollokuar një iPhone 5C e përdorur nga atentatori i San Bernardinos.

Problemi ishte se nëse FBI-ja vendoste 10 fjalëkalime gabim të dhënash fshiheshin. Kështu ata i kërkuan Apple ta zhbllokonte madje me një vendim gjykate. Apple refuzoi.

Pas javësh të tëra betejë ligjore ku u vendos që qendër të debateve siguria, privatësia, enkriptimi dhe ajo çfarë kompanitë kishin të drejtë tu jepnin autoriteve nga të dhënat e përdoruesve, mori fund saga.

FBI-ja gjeti një mënyrë tjetër për tu qasur në iPhone 5C duke tërhequr padinë ndaj Apple.

Shitjet e iPhone filluan të binin

Apple raportoi tre mujorin e parë me rënie që pas 13 vitesh për periudhën Prill Qershor nxitur nga rënia e shitjeve të iPhone.

Këtë vit kompania pati 215.6 miliard dollar të ardhura nga 233.7 në 2015-tën. Për krahasim, të ardhurat e Microsoft për 2016 ranë nga 93.6 miliard dollar në 2015 në 85.3 miliard dollar.

A do të ndryshojnë kursin e ngjarjeve një iPhone 7 Plus me kamër më të mirë dhe një MacBook Pro me butonë funksionalë me prekje? Apple shpreson.

Macbook Pro rigjenerohet

Pas katër vitesh Apple vendosi më në fund të rifreskonte linjën e laptopëve profesionalë MacBook Pro.

Kompania zëvendësoi butonët funksionalë me një ekran OLED me prekje i cili ndryshon komandat sipas përdorimit të kompjuterit dhe aplikacioneve.

macbook_pro_late2016_review-adam_pair_hero2-100693227-largeTouch Bar është lavdëruar por hardueri i modeleve 13 dhe 15 inç është kritikuar. Madje është raportuar rënie e jetëgjatësisë së baterisë por që Apple e adresoi me përditësimin macOS Sierra.

Makina Apple e cila nuk ekziston

Por mundet mbase në të një të ardhme të afërt. Spekulimet se Apple po punonte në një makinë me sistem vetëdrejtimi filluan në fund të 2015-tës por këtë vit seç i mori era gjithë ato thashetheme.

Përflitej për ndryshim strategjish por u kuptua plotësisht se Apple nuk ka ndërmend të ndërtoi një makinë nga e para por të ndërtoi një sistem autonom të drejtimit. Në fund të fundit nuk është njëlloj si të prodhosh iPhone.

iPhone SE

Kjo ishte një lëvizje suprizë. Është një prej sukseseve të Apple në 2016-tën i cili vjen për të zëvendësuar modelet e vjetra 4 inç të iPhone prej të cilëve shumë konsumatorë nuk duan të largohen.

iphone-se-100700260-large

iPhone SE erdhi pak kohë pas debutimit të 6S dhe 6S Plus. Çmimi fillestar është 399 dollar dhe ruan dizajnin plot stil të iPhone 5 me fuqinë, shpejtsinë dhe kamerën e shkëlqyer të iPhone 6S. Madje ka një portë kufjet 3.5 mm.

I dalë në shitje në Mars, iPhone SE kontriboi në uljen e rënies së shitjeve që Apple përjetoi në fillim të vitit dhe pa të rënia do kishte qënë edhe më e madhe.

iOS dhuron Siri-n

Kishte ngelur pas rivalëve me asistentin dixhital, kjo mbase nga politikat e ashpra të privatësisë që kufizojnë funksionalitetet e Siri. Por iOS 10 e bëri Siri-n më të hapur duke lejuar integrimin e aplikacioneve nga palë të treta.

ios-10-uber-siri-100700263-mediumKonkretisht Siri mund të prenotojë për ju një taksi Uber, mjafton tja kërkoni. iOS 10 gjithashtu shndërroi aplikacionin Messages në një platformë.

iPhone 6 me probleme

Që të dy modelet e 2014-s dhe 2015-s , iPhone 6 dhe 6S, patën probleme në 2016-tën. Nga fundi i vitit Apple adresoi disa prej tyre si problemet me baterinë.

Fillimisht kompania tha se problemet ishin vetëm për një grup të vogël të prodhuar përgjatë periudhës Shtator Tetor 2015 por jo.

Dhe si për ta përkeqësuar situatën, sëmundja e prekjes kishte shqetësuar shumë konsumatorë të Apple. Në fillim të vitit kompania adresoi një tjetër problem, “Gabimin 53.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>