Modeli i ri i HP Spectre x360 më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë

Publikuar më: 12-10-2016

hp-spectre-13-3_dancing-100686857-largeHP Spectre X360 vjem me një përditësim madhor në gjeneratën e tretë të tij. Versioni më i fundit i laptopit më të mirë të kompanisë është më i hollë, më i lehtë, dhe më i shpejtë. Spectre X360 del në shitje nga dita e sotme me kosto fillestare nga 1,049 dollar.

I përbërë akoma nga alumini, Spectre X360 është më i hollë falë një dizajni të ri të kornizës. Ekrani është po ai, 13.3 inç me prekje dhe rezolucion 1920x1080p.

Të gjitha këto përmirësime konkludojnë në trashësi prej 13.7 mm, peshë 1.2 kilogram dhe gjerësi prej 30 cm. Aktualisht vetëm një model është në shitje dhe fuqizohet nga një procesor Core i7-7500U. Ky është procesori më i mirë i gjeneratës së 7-të të Intel.

hp-spectre-x360-13-3_bang-olufsen-100686870-large

Opsionet e memorjes së brendshme përfshijnë një SSD NVMe me kapacitet 512GB. Adoptimi i portave të shpejtësisë së lartë Thunderbolt 3 është një tjetër karakteristikë e çmueshme e këtij laptopi.

Së fundi, sipas HP, bateria e re do të jetojë më shumë, nga 14 deri në 15 orë. Kjo e gjitha falë një baterie 57.8 vatëshe litiumi krahasuar me 56 vatëshe në modelin e kaluar e cila zgjaste vetëm 12 orë. (PCWorld Albanian)

Modeli i ri i HP Spectre x360 më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)