Modeli Nike+ i orës inteligjente Apple Watch Seria 2 në shitje nga data 28 Tetor

Publikuar më: 14-10-2016

2up-nike-blackvolt-select-0-1Tashmë kemi mësuar rreth datës zyrtare të lançimit të versionit Nike+ të Apple Watch Seria 2. Produkti i Apple ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë atletike do të dalë në shitje më 28 Tetor thotë uebsajti i Apple.

Seria 2 e Apple Watch ka qenë e disponueshme që nga muaji i kaluar por versioni Nike+ u tha se do të mbërrinte në Tetor. Diferencat mes modeleve janë të pakta: versioni Nike+ është ndërtuar specifikisht për ushtrime fizike dhe duhet të jetë më funksional dhe i rehatshëm në këtë aspekt.

Esencialisht është e njëjta orë me Serinë 2 origjinale. Mund të shkarkoni aplikacione nga palë të treta, të monitoroni aktivitetin fizik të shkarkoni aplikacionin Nike Run Club e shumë të tjera.

Janë dy variante: njëri me 38 mm i cili kushton 369 dollar dhe njëri 42 mm i cili kushton 399 dollar. (PCWorld Albanian)

Modeli Nike+ i orës inteligjente Apple Watch Seria 2 në shitje nga data 28 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)