Modelet e reja të MacBook Pro do të kenë skaner të shenjave të gishtërinjve

Publikuar më: 08-08-2016

macbook-pro-conceptNjë burim i cili në të kaluarën kishte ofruar informacione të besueshme për 9to5Mac është rikthyer përsëri me detaje rreth modeleve të reja të MacBook Pro të cilët do të debutojnë këtë Vjeshtë.

9to5Mac citon burimet në fjalë duke thënë se MacBook Pro i ardhshëm do të ketë një skaner të shenjave të gishtërinjve lokalizuar në butonin e ndezjes i cili do të shoqërohet nga butonët OLED të funksioneve.

Bëhet fjalë për KGI-në e cila ishte e para që raportoi të dyja risitë, informacion i cili nuk përmbante asnjë specifikë. Implementimi i një skaneri të shenjave të gishtërinjve në butonin e ndezjes do të kishte kuptim sepse është pikërisht ai i cili vë në funksion laptopin ashtu siç ndodh edhe me iPhone.

Është raportuar më herët se modelet e reja MacBook Pro do të debutojnë në tre mujorin e fundit të 2016-tës. Gjatë evenimentit në fjalë do të shfaqen tre produkte, një model Macbook Air 13 inç dhe dy modele Macbook Pro të cilët do të përmbajnë porta USB-C dhe Thunderbolt 3. (PCWorld Albanian)

Modelet e reja të MacBook Pro do të kenë skaner të shenjave të gishtërinjve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)