Modelet e reja MacBook Pro janë tejet të vështirë për tu riparuar

Publikuar më: 07-11-2016

mvlahbmfvwevet3a-980x735Ekspertët e iFixit shtënë në duar një prej modeleve të reja të laptopëve të Apple javën e kaluar – modelin me butonat funksionalë në vend të panelit me prekje Touch Bar – dhe nuk ngurruan ta “copëtonin” për të mësuar çfarë ka brenda.

Laptopi hapet me lehtësisë dhe disa komponentë do të jenë lehtësisht të menaxhueshëm edhe nga përdoruesit si bateria dhe disku solid.

Bokset janë paisur me mbulesë prej gomë në mënyrë që ti mbrojnë nga dridhjet fenomen i cili ka qenë edhe shqetësimi kryesor i Apple sepse bokset janë më të mëdha dhe më të fuqishëm në modelet e reja MacBook Pro.

Laptopi është i siguruar nga disa vida po nuk mungojnë as kapëset. Sa i përket riparimit iFix i jep MacBook Pro një notë 2 nga 10, një rezultat më i mirë se modeli i kaluar i cili mori notën 1.

Konkretisht TrackPadi mund të zëvendësohet në rast problemi. E njëjta vlen edhe për baterinë e diskun solid ndërsa çdo gjë tjetër është e ngjitur në bordin kryesor. (PCWorld Albanian)

Modelet e reja MacBook Pro janë tejet të vështirë për tu riparuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)