Mjekë e inferemierë në Vala, 7 mijë numra i kthehen operatorit publik

Publikuar më: 12-07-2015

IMG_0789Fushatës së operatorit publik, Vala “Të gjithë po kthehen”, sot i është bashkëngjitur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, (SHSKUK) me rreth 7 mijë numra. Para këtij institucioni në Vala u kthyen Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Trepça, BQK, Forcat e Sigurisë së Kosovës, KEK-u, etj, etj.

Kjo u mundësu, pas nënshkrimit të kontratës nga ana e Drejtorit Menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa dhe atij të SHSKUK-së, Curr Gjocajt, kontratë e cila auomatikisht të gjithë personelin mjekësor e kalon në operatorin publik Vala.

Janë rreth 7 mijë numra telefonik, të cilët do të kalojnë në VALA, numra që përfshijnë tërë stafin menaxhues të QKUK-së në kryeqytet dhe spitalet e tjera regjionale.

“Një kontratë e lidhur sot me PTK dhe QKUK-në do të thotë shumë, sidomos në lehtësimin e komunikimit të stafit tonë mjekësor dhe qytetarëve dhe poashtu është një ndihmesë tjetër teknike për mbarëvajtjen e punëve tona operative”, tha Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, (SHSKUK).Kthimi i spitaleve dhe i shërbimeve tjera në operatorin publik Vala, u bë pak ditë pasi institucione, kompani dhe ndërmarrje tjera të rëndësishme publike dhe private, kanë vendosur t’i kthehen operatorit publik.

IMG_0807

Nga ana e tij, drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, inicues i fushatës “Të gjihë po kthehen”, bëri të ditur se kthimi i një institucioni të tillë të rëndësishëm, çfarë është QKUK dhe spitalet tjera, paraqet rëndësi të madhe për Valën.

“Kemi pasur ankesa nga personeli mjekësor dhe qytetarët që ankoheshin për shkak se një pjesë e stafit përdor numra të operatorëve tjerë, ndërsa siç e dimë pjesa më e madhe e qytetarëve janë në Vala. Ky problem tani u evitu, pasi jo vetëm drejtoria, por i gjithë stafi mjekësor, mjekë dhe infermeirë do të jenë në Vala, në rrjetin e saj dhe me shërbimet e produktet që ofron”, deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, synimet janë që Vala të rikthehet lider dhe të arrijë mbi 70 përqind të tregut, ashtu siç ka qenë për vite të tëra, por u humbën gjatë dy proceseve të dështuara të privatizimit dhe bllokimit të investimeve.

“Vala është lideri dhe këtë mund të provoni vetë. Kemi sinjalin shumë më të mirë të internetit të shpejtë të 3G dhe 4G dhe kjo dëshmohet me numrin shumë herë më të mash të BTS-ave apo antenave të vendosur në të gjithë territorin e Kosovës”, theksoi Mustafa.

Mjekë e inferemierë në Vala, 7 mijë numra i kthehen operatorit publik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)