Misteri i HoloLens: Një procesor holografik 24 bërthamësh ndërtuar nga TSMC

Publikuar më: 26-08-2016

hololens-100582770-largeNdërsa paisja e realitetit virtual të Microsoft, HoloLens, po përgatitet të “shkundë” tregjet, misteri më i madh rreth saj ishte hardueri i cili bën të mundur gjithë ato holograme të paraqitura nga kompania në disa konferenca.

Gjatë konferencës vjetore HotChips mbajtur në Kaliforni, Microsoft hodhi dritë mbi atë që quhet “Njësia e Procesimit Holografik (HPU)”, procesori i cili fuqizon realitetin virtual HoloLens.

Procesori i HoloLens është është i bazuar në arkitekturën 28 nanometër dhe është dizenjuar nga TSMC. Në brendësi gjenden 24 bërthama me emrin e koduar Tensilica shkruan TheRegister. HPU në fjalë numëron rreth 65 milion porta logjike, 8MB SRAM, dhe 1GB RAM DDR3, e gjitha e paketuar në përmasat 12mm me 12mm.

Konsumon vetëm 10 vat dhe është i përshtatshëm me ndërfaqet standarte dhe PCIe. Procesori është dizenjuar për të përpunuar të gjitha informacionet që hyjnë në paisje nga sensorët dhe kamerat. Kjo HPU është 200 herë më e shpejtë sesa një procesor Intel Atom Cherry Trail me arkitekturën 14 nanometër. Sipas TheRegister, HPU-ja mund të kryejë deri në 1 trilion përllogaritje në sekond. (PCWorld Albanian)

 

Misteri i HoloLens: Një procesor holografik 24 bërthamësh ndërtuar nga TSMC
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)