Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit sjellin aplikacionin qeveritar Mjedisi im

Publikuar më: 30-09-2015

DSC_070Shqipëria duket ta ketë marrë seriozisht çështjen e ndërgjegjsimit të opinionit publik përmes aplikacioneve mobile. Duke parë trendin dhe kursin aktual të teknologjisë, njëkohësisht me implementimin edhe së fundi të 4G-së, angazhimi i qytetarëve shqiptar në shërbimet online është më i lartë se kurrë më parë.

Për të mos harruar se Shqipëria ka më shumë numra mobile sesa vetë popullsia, një indikator ky i mjaftueshëm për të kuptuar se së paku 80 % e shqiptarëve kanë akses në shërbime online përmes celularit.

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Vodafone Albania solli fillimisht Komisariatin Dixhital një aplikacion raportimi të shkeljeve të ndryshe. Më pas erdhi portali dhe aplikacioni e-albania për tu pasuar nga portali qeveritar kundër korrupsionit.

DSC_071

Tashmë është rradha e Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit për të thënë fjalën e tyre. Tani pjesë e katalogut të aplikacioneve qeveritare i shtohet aplikacioni “Mjedisi im“.

Gjatë prezantimit të aplikacionit nga Kryinspektori Ergys Agasi u vu theksi tek inkurajimi i pjesëmarrjes së publikut për mbrojtjen e pasurive natyrore me reagim në kohë reale.

Nga ana tjetër Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka, përgëzoi inspektoriatin Shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit për hartimin e këtij aplikacioni i cili është arma më e fortë e qytetarëve.

Aplikacioni që tani mund të shkarkohet nga Play Store. Nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm në App Store. (PCWorld Albanian)

Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit sjellin aplikacionin qeveritar Mjedisi im
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)