Harduer

Mini kompjuteri Raspberry Pi 3 paiset me çip LTE

Nov 30 2016
0 Shpërndarje

raspberry-pi-3-1-100671902-primary-idgeRaspberry Pi 3 aktualisht ofron mbështetje vetëm për konektivitet Wi-Fi por kjo do të ndryshojë së shpejti. Altair ka përfunduar një fazë testuese të çipit ALT1160 të Kategorisë 1 LTE në Raspberry Pi dhe tani është në shitje.

Çipi në fjalë shitet nga Altair dhe partnerët. Ai do të përfshihet në një sërë bordesh dhe sensorësh për Raspberry Pi. Çipi kushton mes 15 deri në 20 dollar.

ALT1160 transferon të dhëna me shpejtësi 10 Mbps shumë më pak sesa LTE 600 Mbps që gjendet në Galaxy S7 dhe iPhone 7. Megjithatë paisjet e internetit të gjërave kërkojnë shumë më pak bandwidth në të njëjtën kohë kursejnë bateri.

Aktualisht as Altair dhe as Raspberry Pi nuk kanë në plan të integrojnë çipin LTE në bordin e këtij të fundit. Kështu përdoruesit duhet të blejnë çipet nga palë të treta për ti bashkëngjitur bordit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Raspberry
Lajmet e fundit>