Minecraft Beta Edition do të mbërrijë në Windows 10 në datën e lancimit në 29 korrik

Publikuar më: 04-07-2015

minecraftwin10beta2017Gjatë një konference MineCon ditën e sotshme, kompania Microsoft bëri të ditur se edicioni beta i Minecraft do të mbërrijë në Windows 10 pikërisht në ditën e lancimit të këtij sistemi operativ. Minecraft tashmë ka pushtuar cdo platform, gjendet në Windows, Mac, Windows Phone, Android, iOS, Xbox 30, Xbox One, PS3, PS4. PS Vita dhe Hololens.

Minecraft është një produkt tepër i rëndësishëm për kompaninë Microsoft dhe prandaj kompania e ka bërë pjesë të cdo platform të mundshme. Por Minecraft Edition Beta në Windows 10 do të vijë me një sëri karkteristikash të reja që e bëjnë atë të përshtatshëm për një sistem si Windows 10. Me pak fjalë do të jetë një version i kombinuar i versionit Minecraft për pajisjet mobile dhe për ato desktop. Lajmi i mirë është se përdoruesit aktual të Minecraft në PC do ta marrin këtë version të ri falas. Ndërkohë të tjerët duhet ta pagujanë 10$ për një kohë ende të paspecifikuar. (PC World Albanian)

Minecraft Beta Edition do të mbërrijë në Windows 10 në datën e lancimit në 29 korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)