Miliona paisje Android fuqizuar nga proçesorët Qualcomm janë në rrezik

Publikuar më: 09-08-2016

150817-google-marshmallow-06-100608187-largeQindra milionë paisje Android bazuar të fuqizuar nga proçesorët Qualcomm janë të ekspozuar ndaj të paktën 1 nga 4 dobësi kritike sigurie të zbuluara nga hulumtuesi i sigurisë Adam Donenfeld gjatë konferencën DEFCON në Las Vegas.

Këto dobësi sigurie janë raportuar tek Qualcomm përgjatë periudhës Shkurt-Prill ku prodhuesi i proçesorëve nuk ka vonuar me përditësimet përkatëse duke i cilësuar si të një rrezikshmërie të lartë.

Por kjo nuk do të thotë se të gjitha paisjet janë të mbrojtura. Edhe njëherë tjetër del në pah problemi me fragmentimin e ekosistemit Android ku një pjesë e madhe e telefonëve Android të cilët nuk marrin më përditësime do të vijojnë të jenë të cënueshme.

Madje as vetë Google, kompani e cila dërgon përditësime sigurie çdo muaj në telefonë Nexus, nuk ka arritur të arnojë të gjitha vrimat e sigurisë. Të quajtur QuadRooter ato bartin emrat e koduar: CVE-2016-2059, CVE-2016-2503, CVE-2016-2504 dhe CVE-2016-5340.

Në një e-mail, shefi i inxhinierisë pranë Qualcomm Alex Gantman, tha se kompania tashmë ka dërguar përditësimet e sigurisë tek partnerët dhe konsumatorët përgjatë periudhës Prill-Korrik. Gjatë këtij muaji Google kishte mbyllur vetëm tre prej tyre me anë të përditësimeve mujore të sigurisë.

Të gjitha paisjet me Android Marshmallow 6.0 dhe përditësimet mujore të sigurisë të datës 5 Gusht duhet të jenë të mbrojtura ndaj CVE-2016-2059, CVE-2016-2503, dhe CVE-2016-2504. Gjithashtu paisjet Android me KitKat 4.4.4 dhe Lollipop 5.1.1 me përditësimet e 5 Gushtit janë të mbrojtura ndaj CVE-2016-2503 dhe CVE-2016-2504.

Është dobësia e katërt ajo që ngelet e pa arnuar nga Google por që prodhuesi e paisjeve mund ta shkarkojnë atë menjëherë nga kodi i Qualcomm Aurora. Check Point ku Adam Donenfled shërben si hulumtues ka lançuar një aplikacion në Google Play quajtur QuadRooter Scanner për të mësuar përdoruesit nëse janë të prekur. (PCWorld Albanian)

Miliona paisje Android fuqizuar nga proçesorët Qualcomm janë në rrezik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)