Microsoft zyrtarizoi Skype for Business për platformën Android

Publikuar më: 16-12-2015

Skype_LyncMicrosoft kishte premtuar zyrtarizimin e aplikacionit Skype for Bussines në Android nga fundi i vitit dhe sot e mbajti atë premtim. Shërbimi u prezantua në muajin Prill ndërsa aplikacioni i parë si për çudi nderoi platformën Windows Phone.

Atë kohë Microsoft premtoi një version edhe për platformat rivale. Versioni iOS debutoi në muajin tetor duke hapur rrugën për një variant Android. Aplikacioni është i disponueshëm për shkarim që në këtë moment nga Google Play Store. Të gjithë përdoruesit ekzistues të Lync 2013 në Android do të përditësohen automatikisht në Skype for Business.

Skype for Bussines bashkon llogarinë tuaj personale dhe atë të punës apo kompanisë në një aplikacion të vetëm për menaxhim më të lehtë. Kjo do të thotë se konsumatorët mund të flasin njëkohësisht edhe me familjen por edhe punojësit brenda një aplikacioni.

Më specifikisht shërbimi i ri sjell menaxhim më të lehtë të kontakteve, opsione shtesë sigurie dhe një ndërfaqe më të thjeshtë të bisedave dhe video konferencave. Në aspektin e sigurisë, administratorët IT mund të konfigurojnë autentikimin multifaktorial për përdoruesit e aplikacionit.

Me zyrtarizimin e aplikacionit në tre platformat madhore, Microsoft i është afruar më tej objektivit të integrimit të Skype me shërbimet dhe produktet e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Microsoft zyrtarizoi Skype for Business për platformën Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)