Microsoft zyrtarisht konfirmoi se Cortana do të mbërrijë në Android në muajin korrik

Publikuar më: 17-06-2015

zdnet-facebook-messenger-location-sharing3-copyTashmë dhe asistentët dixhitalë në smartfonat tanë janë përfshirë nga një konkurencë e fortë me lajmin e ardhjes së asistentit virtual Cortana të Microsoft dhe në platformat e tjera rivale. Përdoruesit e Android do të kenë kënaqësinë të zgjedhin mes asistentës virtual të Android dhe Cortanës duke filluar që nga muaji korrik i këtij viti. Këtë lajm e bëri publik zyrtarisht vet kompania Microsoft.

Përdoruesit Android mund të shkarojnë një version beta të këtij asistenti virtual në Google Play Store, sigurisht që nuk pritet që ky version për Android të ketë të gjitha karakteristikat e versionit të dizenjuar për Windows 8.1. Por gjithsesi Cortana do të shërbejë si një aplikacion shoqërues për ata që përvec pajisjes Android zotërojnë dhe një kompjuter Windows.

Microsoft ka zgjedhur një strategji tepër inteligjente duke sjellë softuerët e saj dhe në platformat rivale. Është mëse e qartë që Cortana do të jetë një konkurente e fortë përballë Google Now. Microsoft e sheh Cortanën si një urë lidhëse mes platformave të ndryshme. A jeni kurioz të shihni se si duket Cortana në një Android? Prisni muajin korrik për ta zbuluar këtë. (PC World Albanian)

Microsoft zyrtarisht konfirmoi se Cortana do të mbërrijë në Android në muajin korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)