Microsoft zbulon Xbox One S, në shitje pas datës 2 Gusht duke filluar nga 300 dollar

Publikuar më: 19-07-2016

Xbox-One-S-930x543Microsoft ka konfirmuar se konsola Xbox One S realisht ekziston dhe do të debutojë më 2 Gusht në 25 tregje. Ky lajm vjen pas spekulimeve se Microsoft do të sillte një pasardhës të Xbox One quajtur Projekti Scorpio prezantuar gjatë konferencës E3 por pa dhënë detaje zyrtare.

Tani Microsoft tha se modeli 1TB do të kushtojë 350 dollar ndërsa ai 500GB vetëm 300 dollar.

Do të jetë gjithashtu një version 2TB por i limituar dhe do të shitet në SHBA, Kanada dhe 22 tregje ku përfshihen Australia, Franca, Gjermani, Irlanda, Italia, Hollanda, Zelanda e Re, Spanja, Suedia dhe Turqia.

Xbox One S është 40 % më i vogël se paraardhësi Xbox One i cili daton që nga 2013-ta. Karakteristika më e rëndësishme e modelit të ri është mbështetja për videot 4K dhe HDR.

Në të kaluarën kanë qenë të shumtë, analistë dhe përdorues, që kritikonin Xbox One për madhësinë krahasuar me Sony PlayStation 4 por versioni i ri padyshim vjen me një avantazh të dukshëm në këtë drejtim. (PCWorld Albanian)

Microsoft zbulon Xbox One S, në shitje pas datës 2 Gusht duke filluar nga 300 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)