Microsoft zbulon çmimet e Office 365

Publikuar më: 18-09-2012
Microsoft zbulon çmimet e Office 365

Microsoft, duke u ballafaquar me sfidues nga Google dhe prodhuesit e tjerë, është duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt informatikës cloud me lëshimin e softuerit Office.

Gjiganti softuerik gjatë ditës së hënë zbuloi çmimin për një palë të pakove softuerike të bazuara në cloud të Office 365 e po ashtu edhe për një treshe të licencuar të platformës Office 2013.

Office 365 do të vijë në dy forma, Office 365 Home Premium dhe Office 365 Small Business Premium. Linja e re e Office 2013 mund të blihet në modelet Shtëpi & Student, Shtëpi & Zyrë, ose SKU-të Profesionale.

Microsoft nuk ka treguar për ndonjë datë të lëshimit të produkteve të veta të reja por tha që çdo blerje e Office 2010 ose Office për Mac 2011, para apo pas 19 tetorit do të jetë “e pranueshme për një përditësim pa pagesë në Office-n e ri në kohën kur është në dispozicion.”

Licencat e Office 365 do të shiten në një bazë abonimi, me edicionin Home Premium me çmimin prej 99.99 dollarë për vit dhe edicionin Small Business Premium me çmim 149.99 dollarë për përdorues për vit.

Që të dy versionet mundësojnë instalimin e Office 365 deri në pesë PC apo Mac.

Përdoruesit e Office 2013 ende duhet të paguajnë një shumë për licencë në një PC ose Mac të vetëm, duke shkuar nga 139.99 dollarë për Shtëpi & Student në 399.99 për edicionin Profesional.

Ju mund të shihni listën me çmime dhe veçoritë e mbështetura në çdo version të Office 365 dhe Office në tabelën më poshtë të përpiluar nga Microsoft. (PC World Albanian)

Microsoft zbulon çmimet e Office 365
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)