Microsoft zbuloi se cilët do të jenë telefonët e parë Lumia që do të marrin Windows 10 Mobile

Publikuar më: 31-07-2015

gsmarena_001Versioni desktop i Windows 10 ka dy ditë që është zyrtarizuar ndërsa varianti mobil i sistemit operativ akoma është në ndërtim e sipër. Për më tepër, nuk kemi as edhe një datë ekzakte të debutimit të Windows 10 Mobile. Spekulimet janë për një dalje zyrtare në Nëntor, por çdo gjë mbetet për tu parë.

Në të njëjtën kohë, Microsoft nuk ngurron të hedhë dritë mbi informacione të rëndësishme siç është disponueshmëria e platformës në telefonët mobile aktualë.

Gjigandi i sistemit operativ mobil tha se telefonët e parë që do të marrin Windows 10-tën janë: Lumia 430, Lumia 435, Lumia 532, Lumia 535, Lumia 540, Lumia 640, Lumia 640 XL, Lumia 735, Lumia 830 dhe Lumia 930.

Por nuk keni pse të alarmoheni nëse keni një tjetër telefon Lumia. Telefonët e mësipërm nuk janë të vetmit që mbështetin Windows 10-tën por do të jenë të parët të marrin versionin zyrtar të sistemit operativ sapo të debutojë. Në këto telefonë mungon Lumia 630, Lumia 635 dhe Lumia 520 që janë telefonët më popullor të kompanisë.

Microsoft ka premtuar se të gjithë telefonët që kanë të instaluar versionin Lumia Denim të Windows Phone 8.1, do të mund të kalojnë në Windows 10 Mobile. (PCWorld Albanian)

Microsoft zbuloi se cilët do të jenë telefonët e parë Lumia që do të marrin Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)