Microsoft Windows 10: Përdoruesit akoma po përfitojnë sistemin operativ falas

Publikuar më: 02-08-2016

MWF_Production_Assets_Windows_3Një vit nga debutimi, Microsoft lejoi përdoruesit e versioneve të hershme të sistemit operativ desktop të kalojnë në Windows 10 falas. Kjo ofertë përfundoi të Premten e kaluar.

Por nëse e keni lënë këtë shansi tu ikë nga duart dhe jeni akoma të interesuar të shkarkoni Windows 10-tën falas, oferta është akoma e disponueshme për ata që përdorin teknologjitë ndihmëse të sistemit operativ. Megjithatë Microsoft nuk është duke kufizuar ofertën vetëm për teknologjitë në fjalë e madje as nuk është duke verifikuar që përdoruesit realisht po i shfrytëzojnë ato.

Kjo do të thotë se oferta vlen edhe për përdoruesit e zakonshëm. E gjitha që duhet të bëni është të qaseni në këtë faqe të Microsoft dhe të klikoni butonin “Upgrade Now” për të shkarkuar softuerin e instalimit.

Gjithashtu ditën e sotme Windows 10-ta po mirëpret përditësimin madhor të Përvjetorit të Windows 10-tës i cili do të sjellë funksionalitete shtesë në asistetin dixhital Cortana, në shfletuesin Edge dhe Windows Ink. (PCWorld Albanian)

Microsoft Windows 10: Përdoruesit akoma po përfitojnë sistemin operativ falas
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)