Microsoft vret përfundimisht aplikacionin kalendarik Sunrise

Publikuar më: 14-09-2016

sunriselogo-100679681-largeDielli ka perenduar më në fund për aplikacionin popullor kalendarik të Microsoft, Sunrise. Kompania vendosi të mbyllte njëherë e mirë shërbimin ditën e Marte pasi solli pjesën më të madhe të veçorive në aplikacionet iOS dhe Android të Outlook.

Që nga dita e sotme Sunrise nuk do të përditësohet më. Përdoruesit e Sunrise do të nxirren nga llogaritë e tyre respektive megjithatë informacionet do të ruhen në aplikacionin Outlook në iOS dhe Android.

“Ky është fundi i një epoke,” shkruante ekipi i Sunrise në një postim në blog. “Megjithatë është fillimi i një të reje. Jemi të emocionuar rreth asaj që na pret në të ardhmen dhe do të kishim dëshirë që ju të na bashkoheni në këtë avemturë.”

Aventura për të cilën flet ekipi i Sunrise është aplikacioni i e-mail-it të Microsoft, Outlook. Fillimisht Microsoft kishte premtuar mbylljen e aplikacionit pasi të ishin integruar të gjitha veçoritë e tij në Outlook dhe përfundoi duke e shtyrë këtë afat pas një shkrimi të PCWorld. (PCWorld Albanian)

Microsoft vret përfundimisht aplikacionin kalendarik Sunrise
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)