Microsoft “vret” aplikacionet MSN Health & Fitness, Food & Drink dhe Travel

Publikuar më: 11-07-2015

microsoft-band-3-100527934-large

Microsoft konfirmoi ditën e premte se një numër i vogël përdoruesish shfrytëzonin disa nga aplikacionet MSN dhe si rezultat ka vendosur që aplikacionet Photosynth, MSN Food & Drink, MSN Travel, dhe MSN Health & Fitness nuk do të jenë pjesë e Windows 10-tës.

Por “vrasja” e këtij të fundit më shumë duket si një shuplakë për inciativën e kompanisë në sektorin shëndetësor. Të gjitha aplikacionet në fjalë do të largohen nga çdo lloj platforme përfshi Android dhe iOS krahas Windows.

windows-health-fitness-100595967-medium

Aplikacioni MSN Health & Fitness duket të jetë më i rëndësishmi për përdoruesit dhe akoma nuk dihet shkaku që shtyu Microsoft të “vriste” këtë aplikacion. Megjithatë kompania ka dy aplikacion që prekin sektorin shëndetësor: Microsoft Health dhe MSN Health & Fitness. Që të dy funksionojnë në Windows 10 po Microsoft e kishte dizenjuar atë të parin ekskluzivisht për rripin e Microsoft.

Siduket Microsoft ka në plane të heqë qafe aplikacionet MSN me debutimin e Windows 10 Mobile. Nuk e dimë nëse Microsoft ka ndërtuar ndonjë alternative e gjer atëherë çdo gjë mbetet për tu parë (PCWorld Albanian)

Microsoft “vret” aplikacionet MSN Health & Fitness, Food & Drink dhe Travel
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)