Microsoft u kërkon përdoruesve të Windows Vista dhe 7 që të ndalin gadgets

Publikuar më: 13-07-2012
Microsoft u kërkon përdoruesve të Windows Vista dhe 7 që të ndalin gadgets

Në një këshillë sigurie të publikuar, Microsoft i'u ka kërkuar përdoruesve të Windows Vista dhe 7 që urgjentisht të shkarkojnë një vegël që deaktivizon shiritin anësor dhe gadgets të sistemit operativ.

Ndërmarrja paralajmëroi që pajisjet jo të sigurta mund të përdoren që të ekzekutohet ndonjë kod arbitrar në një kompjuter, t’ju qaset skedarëve ose të paraqesin përmbajtje të pakëndshme.

Në rast se bëhet ekzekutimi i një kodi arbitrar, një sulmues mund të marrë përsipër kontrollimin e sistemit të prekur me mundësinë për të instaluar programe, të shoh, ndryshoj dhe fshij të dhëna, ose të krijojë llogari të reja me të drejta të plota të përdoruesit.

Fatkeqësisht, Microsoft nuk ka dhënë hollësi për dobësitë, kur (nëse) do të adresohen ose nëse sistemet do të shfrytëzohen në mënyrë aktive.

Disa kanë sugjeruar që kjo këshillë është një përpjekje për t’i përgatitur përdoruesit për kalimin e përfolur të pajisjeve në Windows 8.

Computerworld ofron një shpjegim bindës, duke treguar që në konferencën për siguri nga Black Hat në Las Vegas më 26 korrik hulumtuesit mëtojnë të planifikojnë “vektorë interesantë të sulmit”, për të krijuar pajisje keqdashëse për Windows. (PCWorld Albanian)

Microsoft u kërkon përdoruesve të Windows Vista dhe 7 që të ndalin gadgets
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)