Microsoft Translator sfidon Google Translate duke përkthyer fotot në tekst

Publikuar më: 22-04-2016

ap_resizeMicrosoft ditën e enjte solli një përditësim të rëndësishëm në aplikacionin Microsoft Translator për Android.

Falë këtij përditësimi përdorues do të kenë mundësi të realizojnë një foto përmes kamerës apo të përzgjidhin një të tillë nga memorja lokale ose cloud dhe më pas të marrin një përkthim të tesktit brenda fotos.

Ky funksionalitet i ri, i cili është pjesë e aplikacionit iOS që në muajin Shkurt, e bën Microsoft Translator një rival më kompetitiv me Google Translate. Në verën e 2015-tës aplikacioni Google Translate filloi të përkthente në kohë reale çdo tekst që shfaqej përpara kamerës, diçka që Microsoft akoma nuk e ka arritur.

Përditësimi më i fundit vjen pas atij në iOS i cili solloi edhe mbështetjen offline të Microsoft Translator. Ky funksionalitet i ri funksionon në gjuhët: Kineze, Çeke, Daneze, Angleze, Francezë, Finlandeze, Gjermane, Greke, Hungareze, Italiane, Japoneze, Koreane, Norvegjeze, Polake, Portugeze, Ruse, Spanjolle, Suedeze dhe Turke.

Por risitë nuk përfundojnë këtu sepse Microsoft Translator do të jetë në gjëndje të përktheje çfarëdo teksti në çfarëdo aplikacioni në Android Marshmallow dhe Android N. (PCWorld Albanian)

Microsoft Translator sfidon Google Translate duke përkthyer fotot në tekst
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)