Microsoft thyen premtimin. Sjell ndërtimin 10240 të Windows 10 për anëtarët e programit Windows Insider

Publikuar më: 16-07-2015

windows-10-install-setupMicrosoft ka publikuar një version të ri të Windows 10-tës, ndërtimin 10240, i cili do të jetë i disponueshëm për anëtarët e programit Windows Insider të të dyja fazave të përditësimeve: Slow Ring dhe Fast Ring. Ky ndërtim i ri besohet të jetë edhe version RTM që u dërgohet prodhuesve të kompjuterave si version i finalizuar i sistemit operativ.

Shefi i programit Windows Insider, Gabriel Aul shkroi në Twitter:

Ditën e hënë se thamë se nuk do të ofronim më ndërtime vetëm përmes Windows Update. Që tani mund të shkarkoni ndërtimin e ri ku mjafton të kontrolloni për përditësime. Mos harroni se duhet të keni një llogari Microsoft aktive në sistemin operativ.”

Përveç ndërtimeve, përgjatë dy javëve të ardhshme ju do të ballafaqoheni me përditësime aplikacionesh në Store, prandaj sigurohuni që të kontrolloni sa më shpesh që të keni akses në versionet më të fundit.”

Një gjë që ne lehtësisht e vumë re është mungesa e mbishkrimit të ndërtimit në skajin e djathë të desktopit. Aul la të kuptohej se ka akoma më shumë për tu zbuluar gjer në datën 29 Korrik. (PCWorld Albanian)

Microsoft thyen premtimin. Sjell ndërtimin 10240 të Windows 10 për anëtarët e programit Windows Insider
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)