Microsoft teston një beta private të aplikacionit Skype for Bussines në Android dhe iOS

Publikuar më: 12-08-2015

skype-for-business-android-100606812-largeMicrosoft do të fillojë të ftojë përdoruesit të testojnë aplikacionin e ri Skype for BussinesAndroid dhe iOS. Ky version paraprak do të sjell një eksperiencë të ridizenjuar të thirrjeve.

Ndërfaqja e re ka butona më të mëdhenj çka e bëm më të lehtë menaxhimin e thirrjeve në ekrane të vogla. Video thirrjet zënë gjithë ekranin e përdoruesit dhe tani është edhe më e lehtë të identifikohet bashkëbiseduesi.

Përfshirja në testim e këtyre aplikacioneve paraprake është një proçes i gjatë. Administratorët IT mund të vizitojnë skypepreview.com dhe të nominojnë deri në katër përdorues të cilët mund të testojnë aplikacionin Skype for Bussines iOS dhe Android. Administratorët duhet të aplikojnë gjer të premten. Pas kësaj Microsoft do të vlerësojë aplikimet dhe do të caktojë një grup testuesish për aplikacionet.

Përdoruesit të cilët kanë instaluar aplikacionn Lync 2013iOS dhe Android do të kalojnë automatikisht në Skype for Bussines kur ky i fundit të debutojë.

Skype for Bussines u prezantua në muajin Prill për kompjuterat Windows, por Microsoft ka reaguar mjaft ngadalë ndaj përditësimit dhe ribrandimit të platformës. Përdoruesit e platformës Windows Phone tashmë kanë akses në këtë aplikacion i cili debutoi muajin e shkuar. (PCWorld Albanian)

Microsoft teston një beta private të aplikacionit Skype for Bussines në Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)