Microsoft tërhiqet përgjithnjë nga biznesi i telefonëve me largimin nga puna të 1,850 punojësve

Publikuar më: 25-05-2016

140425121940-microsoft-nokia-nadella-elop-story-topGjurmët e fundit të Nokia-s tek Microsoft po fshihen përgjithnjë ndërsa kompania lajmëroi se do të hiqte nga puna edhe 1,850 punojës në përpjekje për tu distancuar njëherë e mirë nga tregu i telefonëve inteligjent.

Microsoft bleu divizionin e paisjeve dhe shërbimeve të Nokia në 2013-tën për 7.1 miliard dollar. Në Korrik të vitit të kaluar kompania shkurtoi 7,800 vende pune që i kushtuan kompanisë 7,6 miliard dollar.

Pjesa tjetër e biznesit që kishte ngelur e telefonëve të thjeshtë u shit javën e kaluar për 350 milion dollar. Me njoftimin e ditës së sotme divizioni i telefonëve inteligjent është shkatërruar terësisht pothuajse. Masat e fundit do ti kushtojnë kompanisë 950 milion dollar.

Shefi ekzekutiv Satya Nadella insiston se kompania akoma po punon me disa telefonë me fokus parësor do të kenë përpjekjet në sektorët e sipërmarrjes dhe sigurisë. (PCWorld Albanian)

Microsoft tërhiqet përgjithnjë nga biznesi i telefonëve me largimin nga puna të 1,850 punojësve
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)