Microsoft tërheq nga tregu makën Lumia, fillojnë spekulimet e një telefoni Surface

Publikuar më: 13-09-2016

lumia-650-gallery2-jpg-630x457Microsoft po përgatitet tu japë fund shitjeve të telefonëve Lumia nga fundi i vitit citojnë disa burime të brendshme të kompanisë. Ky vendim do të ndiqet nga një plan i ri i Microsoft për ti zëvendësuar këto telefonë me një të ri, Surface.

Kompania ka hequr të gjitha lidhjet e blerjeve të telefonëve nga dyqani online ndërsa distrubutorët po ofrojnë ulje çmimesh në mënyrë që të heqin stokun e ngelur të modeleve Lumia.

Sipas WinBeta, marka Lumia do të hiqet terësisht nga tregu nga fundi i 2016-tës ndërsa kanë ngelur vetëm katër modele: Lumia 550, 650, 950 dhe 950XL. Spekulimet e para filluan kur shefja e departamentit të inxhinierisë pranë Microsoft, Laura Butler, cicëroi në Twitter “Suface iPhone ;-)” më 6 Shtator.

Gjatë muajit Tetor besohet se krahas një kompjuteri All-in-One Surface, kompania do të zbulojë telefonin Surface. Pavarësisht se Microsoft po heq dorë totalisht nga eksperimenti Nokia, do të ishte suprizë të mësonim se kompania po tërhiqet njëherë e mirë nga tregu i telefonëve inteligjentë. (PCWorld Albanian)

Microsoft tërheq nga tregu makën Lumia, fillojnë spekulimet e një telefoni Surface
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)