Microsoft tërheq aplikacionet Lumia Camera nga Windows Phone 8.1

Publikuar më: 07-09-2015

wp_20150120_16_43_50_pro-100563837-largeNëse dëshironi të shkarkoni aplikacionet Lumia ndërtuar posaçërisht për kamerat e telefonëve Windows por akoma nuk i keni atëherë sdo të keni mundësi ti përdorni më kurrë. Microsoft ka vendosur të ndalojë zhvillimin e disa aplikacioneve për realizimin dhe editimin e fotove pak përpara debutimit të Windows 10 Mobile.

Sipas një postimi publikuar në blogun e Microsoft, kompania tha se ka integruar pothuaj çdo funksionalitet të këtyre aplikacioneve në aplikacionet e reja Photos dhe Camera që janë pjesë e Windows 10-tës.

Pse ka rëndësi? Fundi i aplikacioneve Lumia Camera është një tjetër shenjë se Microsoft po punon për të integruar plotësisht Nokia brenda kompanisë duke sjellur funksionalitet e aplikacioneve në produktet e saj.

Nga ana tjetër nuk kemi një datë ekzakte se kur Windows 10 Mobile do të zyrtarizohet por raportimet e fundit na drejtojnë nga muaji Tetor. (PCWorld Albanian)

Microsoft tërheq aplikacionet Lumia Camera nga Windows Phone 8.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)