Microsoft surprizon me një përditësim përmbledhës në ndërtimin 10586 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 06-12-2015

Windows-10-Mobile-Lead-10149Microsoft surprizoi me publikimin e përditësimit të parë përmbledhës në sistemin operativ mobil Windows 10 të cilin e zyrtarizoi në Nëntor.

Ky përditësim i ri, të cilin Microsoft e quan 10586.26, është i disponueshëm që nga mbrëmja e 4 dhjetorit. Zyrtarët e kompanisë i referohen si përditësim përmbledhës jo ndërtim i ri paraprak.

Po çfarë sjell 10586.26? Sipas shefit të programit Windows Insider ky ndërtim sjell:

  1. Përmirësime të eksperiencës së kalimit ng Windows Phone 8.1 në Windows 10
  2. Mbështetje për aplikacionet e bazuar në Silverlight
  3. Përmirësime të stabilitet dhe performancës në shfletuesin Edge
  4. Rritje të qëndrueshmërisë së Bluetooth
  5. Rregullim të një problemi tek telefonët me konfigurimin “Dual Sim”

Microsoft synon të ofrojë versionet eksperimentale edhe në disa modele të reja Lumia. Këto telefonë janë: LG Lancet, Microsoft Lumia 550, Microsoft Lumia 950 dhe Microsoft Lumia 950 XL.

Është konfirmuar disa herë nga ekzekutivët e kompanisë se Windows 10 Mobile do të mbërrijë në telefonët e parë Lumia përgjatë Dhjetorit. (PCWorld Albanian)

Microsoft surprizon me një përditësim përmbledhës në ndërtimin 10586 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)