Microsoft Surface Book: Laptopi më i mirë Windows i cili mund të përdoret edhe si një tablet (Vështrim)

Publikuar më: 28-02-2016

untitledSë pari laptop, së dyti tablet, ky padyshim është kombinimi më mirë 2n1 i cili bart një fuqi kompjuterike të vërtetë në një tablet me trashësi vetëm 7.7 mm.

Surface Book është linja e parë e laptopëve të Microsoft. Produkti i parë i Microsoft Surface Pro ishte i madh, i rëndë dhe kishte një dizajn industrial. Surface Pro 4 është më i hollë, më i fuqishëm dhe asgjë më shumë vetëm se një tablet Windows 10 me një tastierë të lëvizshme.

Por me Surface Book historia ndryshon. Është ndërtuar për të qenë një laptop në plan të parë dhe një tablet në plan të dytë.

Laptop, pastaj tablet

Meqë ra fjala tek tastiera, nuk është thjeshtë një aksesor si të gjithë të tjerët sepse bart një bateri, një portë microSD, dy porta USB 3.0, një mini portë ekrani dhe një fole magnetike karikimi. Mund të mbajë edhe një kartë grafike diskrete dhe kjo në varësi të asaj çfarë kërkon konsumatori.

Komponentët e tjerë kompjuterike gjenden brenda ekranit që të gjithë. Ekrani dhe tastiera lidhen së bashku me një bosht të fuqishëm i kryen funksionin e një boshti normal laptopi. Tastiera duke e çuditshme, njëkohësisht po aq edhe fantastike dhe praktike. Mund të mos jetë aq i rehatshëm sa laptopët më të mirë megjithatë përdorimi mbi një tavolinë është një eksperiencë për të mos u mungur.

untitled3

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 13.5 inç LCD 3000×2000 (267 ppi)
  • Proçesori: Intel Core i5 ose i7 (gjenerata e 6-të)
  • RAM: 8 ose 16GB
  • Memorja e brendshme: 128, 256 ose 512 GB
  • Sistemi operativ: Windows 10
  • Kamera: 8 megapiksel e pasme, 5 megapiksel frontale
  • Konektiviteti: Wi-Fi, Bluetooth, USB 3.0, microSD, mini portë ekrani
  • Përmasat e laptopit: 232.1 x 312.3 x 22.8 mm
  • Pesha e laptopit: 1.58 Kg
  • Përmasat e tableti: 220.2 x 312.3 x 7.7 mm
  • Pesha e tabletit: 726 gram

Windows 10

Siç mund ta kuptoni duke qenë një produkt i Microsoft, Surface Book funksionon me Windows 10, sistem operativ i cili padyshim është më i miri në treg aktualisht.

Softueri nuk përmban ndonjë ndryshim madhor posaçërisht për Surface Book. Sistemi operativ modern i Microsoft sjell një ndërfaqe të rafinuar e cila është ndërtuar po mbi atë fliozofinë e vjetër të Windows-it.

untitled4Është i lehtë në përdorim dhe shumë funksional veçanërisht për përdoruesit e biznesit. Kurdo që doni të largoni një softuer do të qaseni automatikisht në po të njëjtën ndërfaqe të Panelit të Kontrollit i cili daton që nga Windows 2000.

Aktivizimi i modalitetit të tabletit e bën me të lehtë përdorimin e Surface Book në momentin që shkëputet nga tastiera. Problemi më i madh i cili ka qenë edhe temë e shumë artikujve tonë në PCWorld është pikërisht hendeku i aplikacioneve.

Si një laptop

Surface Book padyshim është laptopi më i mirë që mund të keni përdorur ndonjëherë. Është i shpejtë, ofron një tastierë të ndriçueshme, një trackpad fantastik, porta të mjaftueshme të konektivitetit dhe peshon vetëm 1.5 Kg.

Disa laptopë Windows janë më të hollë, ca të tjerë më të lehtë por që nuk ofrojnë pikërisht këtë kombinim të një ekrani, tastiere, fuqie dhe dizajni industrial.

Bateria mban laptopin funksional për një ditë plotë pothuajse. Dhe së fundit, ekrani me prekje bën çdo gjë më lehtë si në rastin e lëvizjes së kursorit.

untitled2Si një tablet

Boshti i tastierës që bën të mundur lidhjen me tabletin, është mbase edhe risia e vërtetë e këtij produkti. Përmban një mekanizëm kyçjeje të qëndrueshëm dhe për më tepër është elektronik. Shkëputja e tabletit nga tastiera bëhet me vetëm një të shtypur të një butoni në tastierë.

Gjatë shkëputjes do tu duhet ta tërhiqni me një të njëjtën forcë në të dyja anët ndërsa mbani tastierën. Duket e vështirë por nuk është. Duhet të citojmë se ky proçes mund të kryhet vetëm nëse Surface Book është i ndezur.

Ekrani është i mprehtë dhe po aq cilësor sa ai i iPad dhe Google Pixel C. Me një raport 3:2, Surface Book ka madhësinë e një flete A4. Uebfaqet, librat elektronike, çdo gjë duket për mrekulli. Ka dy bokse stereo të cilët ofrojnë eksperiencë të paharrueshme audio.

Ekrani 13.5 inç është një avantazh i dukshëm ndaj një pjese të madhe të tabletëve aktualisht në treg. Ndërsa pesha prej 726 gram është më të vërtetë ndër më të lartat për një tablet. Edhe pse është një kompjuter i vërtetë, Surface Book llogarit një trashësi vetëm 7.7 mm, shumë më pak se një pjesë e madhe e telefonëve inteligjent të ditëve të sotme.

Tableti mund të ngarkohet edhe veçmas nga tastiera.

untitled6Surface Pen

Lapsi Stylus është një risi tjetër që përdoruesit e biznesit e adhurojnë. Lehtësisht bashkëngjitet në pjesët anësore të tabletit përmes një magneti.

Ofron 1,024 pika presioni dhe gjatë përdorimit të jep totalisht ndjesinë e një lapsi mbi letër. Përmban edhe dy butonë: njëri luan rolin e një fshirseje dhe tjetri shërben për realizimin e komandave të ndryshme. Butoni i parë gjithashtu lançon automatikisht aplikacionin OneNote.

Çmimi

Microsoft Surface Book fillon nga 1,299 Euro për modelin bazë me 12GB memorje të brendshme, proçesor Core i5 dhe 8GB RAM por pa një kartë grafike diskrete në tastierë.

Versioni i5 me 256GB memorje të brendshme dhe kartë grafike diskrete kushton 1,599 Euro. Modeli Core i7 me 256GB memorje të brendshme, 8GB RAM dhe kartë grafik diskrete kushton 1,799 Euro ndërsa varianti 512GB dhe 16GB RAM kushton 2,249 Euro.

Për krahasim Apple MacBook Pro 13 inç starton nga 900 Euro, Dell XP 12 2n1 899 Euro dhe ASUS T300CHI 800 Euro.

untitled7

Verdikti

Surface Book është një ndër laptopët më të mirë Windows 10. Përdorur pa tastierën, Surface Book ofron një eksperiencë unike në formën e tabletit i cili është shumë i hollë dhe i lehtë për tu mbajtur.

Ekrani është fantastik ndërkaq mekanizimi kapjes mes tastierës dhe tabletit është unik. Suface Book është më e mira që mund të ofrojë një paisje 2n1 nëse qëllimi juaj parësor është përdorimi në formën e laptopit. Adreson pikërisht ato probleme që kritikohej Surface Pro 4.

Por si një tablet, mungesa e aplikacioneve të iOS dhe Android, është një problem madhor. Është gjithashtu i kushtueshëm por për aq para do të përfitoni diçka me të vërtetë cilësore. (PCWorld Albanian)

Avantazhet: tastierë fantastike, trackpad funksional, ekran brilant, laps Stylus, 13 orë jetëgjatësi baterie, 2n1, porta konektiviteti të mjaftueshme

Disavantazhet: mungesa e aplikacioneve, probleme të softuerit, i shtrenjtë, i rëndë, ndërfaqe problematike për një tablet

Microsoft Surface Book: Laptopi më i mirë Windows i cili mund të përdoret edhe si një tablet (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)