Microsoft sqaron dyshimet për Xboxin e ri

Publikuar më: 09-08-2012
Microsoft sqaron dyshimet për Xboxin e ri

Microsoft në një deklaratë për shtyp të bërë gjatës së djeshme, ka mohuar deklaratën e menaxherit të përgjithshëm Brian Hall, i cili kishte thënë se ndërmarrja së shpejti do të ofroj Xbox të ri.

Siç duket, kur Brian Hall, foli për The Verge në një intervistë së fundi dhe që përmendi një “Xbox të ri”, ai në fakt ishte duke folur rreth një azhurnimi softuerik që pritet të vij gjatë vjeshtës së këtij viti.

Në intervistën e vet, Hall tha: “Ne kemi drejtuar Hotmailin për rreth 16 vite, ne siç duket kemi Exchange dhe Outlook që njerëzit i përdorin në punë dhe ne kemi ardh në përfundim që është koha për të bërë diçka të re dhe të sjellim më të mirën nga çdo produkt dhe t’i vendosim ato së bashku dhe ta lëshojmë atë pikërisht në kohën për valën e re të produkteve me të cilat vijmë me Windows 8, me versionin e ri të Office, me Windows Phone të ri dhe Xbox të ri.”

Microsoft ka nxituar për të bërë sqarime duke shpjeguar në një deklaratë: “Kur Brian përmendi një “valë të re produktesh”, ai i'u është referuar linjës së plotë të produkteve që do të vijnë më vonë këtë vit nga Microsoft, duke përfshirë Windows 8, Office, Windows Phone dhe natyrisht azhurnimin vjeshtor të Xbox që do të sjellë një përvoje të re për konsumatorët si Xbox Muzikë, Video, Lojëra në Windows 8 dhe Xbox SmartGlass.” (PCWorld Albanian)

Microsoft sqaron dyshimet për Xboxin e ri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)