Microsoft solli një tjetër ndërtim eksperimental të Windows 10-tës në platformat desktop dhe mobile

Publikuar më: 26-03-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft ditën e djeshme prezantoi një tjetër version të ri eksperimental të Windows 10-tës për kompjuterat njëkohësisht dhe për telefonët Lumia dhe do të jetë i disponueshëm përmes “Fast Ring” në programin Windows Insider.

Ndërtimi më i fundit, ai i 17 Marsit solli shtojcat në shfletuesin Edge, ndërkaq ky version është përqendruar më shumë në rregullime të gabimeve. Mund të përmendimin problemet që kishte shfaqur antivirusi Kaspersky në ndërtimin më të fundit paprak të Windows 10-tës, që tani duket të jetë rregulluar.

“Kemi rregulluar një problem i cili nuk lejojne programet e sigurisë së Kaspersky të funksionojnë siç duhet,” njoftoi Gabe Aul, zëvendës president i sistemeve inxhinierike pranë Microsoft.

Një tjetër ngërç ka qenë ngrirja e kompjuterit në momentin që lidhej me një kontroller Xbox One ose Xbox 360. Gjithashtu me ndërtimin e ri, shfletuesi Edge nuk do të rifreskojë një uebfaqe në momentin që shtypni butonin Caps Lock gjatë plotësimit të një fushe fjalëkalimi.

Sa i përket platformës mobile, në ndërtimin e kaluar resetimi i telefonit dhe rikthimi i të dhënave dhe aplikacioneve nga një “backup” ishte i mangët. Kështu një pjesë e madhe e aplikacioneve nuk instaloheshin dhe shfaqeshin në formën e një ikone ngjyrë të hirtë.

Gjithashtu ishte e pamundur të shkarkoheshin gjuhët dhe tastierat të reja. Të gjitha këto janë rregulluar me ndërtimin e fundit të windows 10-tës. Momentalisht, në paisjet mobile ndërtimi i fundit paraprak i Windows 10-tës do të jetë i disponueshëm vetëm në telefonët që kanë dalë në shitje me sistemin operativ në fjalë ndërsa në javët në vijim do të vijë edhe tek telefonët e tjerë Lumia. (PCWorld Albanian)

Microsoft solli një tjetër ndërtim eksperimental të Windows 10-tës në platformat desktop dhe mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)