Microsoft solli aplikacionin Skype for Bussines në iOS. Homologu i Android jo më parë se fundviti

Publikuar më: 15-10-2015

skypebizMicrosoft nxori nga faza beta aplikacionin Skype for Bussines duke e ofruar atë zyrtarisht për iOS në dyqanin e aplikacioneve App Store. Përdoruesit aktual të Lync 2013 do të përditësohet ne aplikaconin Skype for Bussines.

Skype for Bussines mbërriti në muajin Prill si shërbim ndërsa si aplikacion u shfaq fillimisht në Windows Phone gjatë muajit Korrik.

Homologët e aplikacionit në iOS dhe Android debutuan në fazën beta dy muaj më parë. Ndërsa versioni për iOS tani është gati për përdorim komercial, Microsoft bëri të ditur se versioni për Android nuk do të debutojë përpara fundit të vitit.

skype_for_business_android_ios

Esencialisht, Skype for Bussines sjell llogarinë tuaj dhe atë të punës në një aplikacion të vetëm për menaxhim më të lehtë. Kjo do të thotë se konsumatorët mund të flasin njëkohësisht edhe me familjen por edhe punojësit brenda një aplikacioni.

Sigurisht që ky aplikacion përmban edhe disa opsione shtesë sigurie për administratorët e IT-së. Një nga karakteristikat bazë të Skype For Bussines janë takimet(Meetings). Aplikacioni ofron një panel ku përfshihen kontaktet, thirrjet por edhe takimet. Sigurisht që takimet shoqërohen nga një kalendar ku mund të njoftoheni për takimet e radhës.

skype_business_for_ios

Për përdoruesit e Office 365, Skype for Bussines sjell autentikimit me shumë faktorë ADAL(Active Directory Authentication). IT administratorët janë të njohur me këtë funksion sigurie i cili kalon sigurinë përtej një emri përdoruesi dhe fjalë kalimi.

Në një përditësim në të ardhmen përdoruesit do të kenë mundësi të ndjekin edhe slidet  PowerPoint gjatë takimeve.

Dhe me një përmbledhje të shkurtër u themi se shënjestra e Microsoft me aplikacionin Skype for Bussines janë përdoruesit mobil të bizneseve. Microsoft e ka shprehuar vazhdimisht synimin për të integruar shërbimin e Skype në të gjitha produktet dhe shërbimet e saj duke e bërë atë një platformë universale komunikimi. (PCWorld Albanian)

Microsoft solli aplikacionin Skype for Bussines në iOS. Homologu i Android jo më parë se fundviti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)