Microsoft sjell video konferencat në aplikacionin Skype për iOS dhe Android

Publikuar më: 18-02-2016

skype-group-video-callingDitën e sotme Microsoft në një postim në blog prezantoi për përdoruesit e Skype në iOS dhe Android funksionalitetin e thirrjeve me audio dhe video në grup i cili do të jetë i disponueshëm masivisht që nga java e ardhshme.

Bisedat në grup mund të realizohen deri në 25 miq në të njëjtën kohë. Video konferencat e startuara nga një paisje mobile si telefon apo tablet mund të ndiqen edhe nga pjesëmarrës në desktop.

Gjatë video konferencave në Skype për Android dhe iOS ofrohen dy ndërfaqe: Pamja “Grid” dhe “Focus”. E para paraqet të gjithë pjesëmarrësit duke e ndarë ekranin në varësi të numrit të tyre. E dyta paraqet përdoruesin e paisjes dhe mëposhtë një listë të pjesëmarrësve si në foton e paraqitur më lart.

Funksionalitete të tjera mund të përmendimin video në formatin HD 1080p dhe mundësinë për të ndërruar kamerat mes frontales dhe së pasmes. Aktualisht përditësimi është i disponueshëm në Google Play dhe iTunes në Amerikën e Veriut dhe Europën Perendimore. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell video konferencat në aplikacionin Skype për iOS dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)