Microsoft sjell versionet eksperimentale të aplikacioneve Word, Excel dhe PowerPoint në telefonët Android

Publikuar më: 20-05-2015

word-for-android-phones-100585954-largeMicrosoft po punon intensivisht në mënyrë që aplikacionet e tij të produktivitetit si Word, Excel apo PowerPoint të funksionojnë ashtu siç duhet në smartfonët Android. Pas lançimit të suitës Office për tabletët Android në muajin Janar, Microsoft ka lançuar një ndërtim paraprak të aplikacioneve kryesore të produktivitetit për smartfonët Android. Në fakt këto aplikacione të reja do të zëvëndësojnë ato të aplikacionin Office Mobile.

Nëse doni të provoni përvojën që ju ofrojnë këto aplikacione të reja, atëherë drejtohuni seksionit Office Android Preview në Google+ dhe bëhuni pjesë e komunitetit Android. Më pas regjistrohuni në faqen testuese të Word, Excel, PowerPoint në Play Store. Mund t’ju duhen deri në 4 orë për të përmbushur të gjitha hapat deri tek instalimi i plotë i një aplikacioni ndaj tregohuni të durueshëm. Ju duhet të keni një pajisje që përdor sistem operativ Android 4.4 ose një më të ri.

Përveç funksioneve kyçe ju gjithashtu mund të ruani skedarët e krijuar përmes aplikacioneve në OneDrive apo Dropbox. Çdokush mund të hapë apo të modifikojë skedarë por funksionalitet të plotë do të ketë vetëm për abonentët e Office 365. Microsoft tregon se shumica e komandave bazë janë vendosur në krye të faqes në mënyrë që ato të jenë më të thjeshta për tu aksesuar në një ekran me prekje. Word gjithashtu ofron një opsion i cili ndryshon përmasat e skedarit duke lënë mënjanë pjesën më të madhe të ndërfaqes.

Duke parë popullaritetin e smartfonëve Android me ekran të madh si Galaxy Note 4 apo LG G4, sjella e Office në Android ka shumë kuptim. E gjitha kjo është një përpjekje që mbështet strategjinë e Microsoft ‘Mobile First, Cloud First’. Në vend të tërheqjes së përdoruesve përmes Office në Windows, Microsoft ka vendosur që shërbimet e saj ti bëjë të disponueshme dhe në platformat e kompanive të tjera. Sigurisht që Microsoft do të përfitojë nga kjo gjë duke qënë se shpreson të rrisë numrin e abonentëve të paketës Office 365. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell versionet eksperimentale të aplikacioneve Word, Excel dhe PowerPoint në telefonët Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)