Microsoft sjell telefonin Lumia 550 në tregjet europiane për 139 dollar

Publikuar më: 07-12-2015

Lumia-550-Gallery-1-jpg-1024x512Microsoft hodhi në tregjet europiane telefonin e ri buxhetor me Windows 10, Lumia 550 Euro. Me kosto prej 139 dollarësh, ky telefon karakterizohet nga një ekran 4.7 inç 720p dhe proçesor katër bërthamësh Qualcomm Snapdragon 210 me frekuencë 1.1 Ghz.

Ky telefon u prezantua në evenimentin e 5 tetorit të Microsoft së bashku me Lumia 950 dhe 950 XL. Ky telefon mund të blihet nga Microsoft ose distributorët në Europë që nga dita e sotme ndërsa tregjet e tjera do ta shohin në javët në vijim.

Telefoni përveç kostos së ulët vjen së bashku me aplikacionet e Microsoft: Office, Cortana dhe OneDrive. Integrimi i thellë mes platformës dhe OneDrive do të thotë më tepër interaktivitet dhe produktivitet për konsumatorët.

1 GB RAM shoqërohen nga 8GB memorje e brendshme. Kamera e pasme ka sensor 5 megapiksel ndërsa frontale 2 megapiksel. Edhe pse ky telefon ka kosto të ulët, nuk është modeli më i lirë i markës Lumia. Në Janar të 2015-tës, Microsoft prezantoi modelet Lumia 435 dhe 532 me kosto 80 dollar dhe 90 dollar respektivisht. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell telefonin Lumia 550 në tregjet europiane për 139 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)