Microsoft sjell robotët në aplikacionin Skype për Desktop, Android, iOS dhe HoloLens

Publikuar më: 31-03-2016

o92a3064Dita e djeshme, njëherazi edhe starti i konferencës Build, ishte një ditë e madhe për Microsoft. Ndër të tjera kompania bëri të ditur se bisedat në Skype duke filluar nga dita e sotme do të përfitojnë mbështetje nga robotët.

Po është e vërtetë dhe aplikacionet desktop, iOS, Android dhe HoloLens mund të shfrytëzojnë robotët për të ndërvepruar me miqtë apo kolegët tanë.

Këto funksionalitete të reja të cilat preferojmë ti quajmë robotë, mund të startojnë një bisedë të vërtetë bazuar në ndërveprimet më të fundit me individin përkatës. Madje edhe video thirrjet do të përfitojnë nga avantazhet që të ofrojnë këto robotë.

Robotët në Skype do të rivlerësojnë mënyrën tonë të komunikimit me familjen, miqtë madje edhe bizneset,” u shpreh menaxherja e Skype Lilian Rincon. Dhe për të përshpejtuar zhvillimin e këtyre robotëve në platformën e komunikimit në fjalë, Microsoft prezantoi platformën Skype Bot.

Njëkohësisht kompania solli edhe strukturën Bot (Bot Framework) ku robotët kanë mundësi të ndërtojnë format e tyre të ndërveprimit përmes teknologjisë së Microsoft. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell robotët në aplikacionin Skype për Desktop, Android, iOS dhe HoloLens
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)