Lajmet

Microsoft sjell për zhvilluesit veglat për konvertimin e aplikacioneve iOS në Windows

Aug 7 2015
0 Shpërndarje
Microsoft sjell për zhvilluesit veglat për konvertimin e aplikacioneve iOS në Windows

22tracks-website-wp-100582218-largeGjatë Konferencës së Zhvilluesve Build mbajtur në Maj të këtij viti, Microsoft dha një lajmërim të rëndësishëm. Kompania publikoi planet për ofrimin e aplikacioneve iOS dhe Android në Windows 10.

Tani Microsoft ka ndërtuar veglat e duhura për të bërë trasnferimin e aplikacioneve të platformave rivale në Windows 10. Këto vegla janë gati për tu përdorur nga zhvilluesit. Kjo do të thotë se po fillon puna për përshtatjen e aplikacioneve në Windows 10.

Ky projekt është titulluar ‘Project Islandwood’ ose ndryshe njihet si Windows Bridge për iOS. Të gjitha veglat dhe kodet e domosdoshme, zhvilluesit mund ti gjejnë në GitHub. Kjo urë lidhje me iOS, i lejon zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione për Windows 8.1 dhe Windows 10. Vitin që vjen pritet të shtohet mbështetja dhe për Windows 10 Mobile. Microsoft i ka ftuar të gjithë zhvilluesit të behën pjesë e kësaj platforme me kod të hapur duke dhënë kështu kontributin e tyre në ndërtimin apo testimin e aplikacioneve. Përkrah kësaj Microsoft ka lançuar dhe një version eksperimental të Windows Bridge për Android.

Microsoft ka si qëllim t’jua bëjë më të thjeshtë zhvilluesve sjelljen e aplikacioneve të tyre në ekosistemin e aplikacioneve universale Windows. Ndërkohë që versioni për Android lejon vetëm ndërtimin e aplikacioneve për smartfonë, ekuivalenti iOS sjell aplikacionet në smartfona, kompjutera dhe tableta. Megjithatë është herët të pohojmë se kjo strategji do të ndihmojë Microsoft të luftojë hendekun e aplikacioneve Windows krahasuar me platformat e tjera në treg. Kjo mbetet për tu parë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>