Microsoft sjell një uebfaqe argëtuese e cila zbulon moshën tuaj përmes fotove

Publikuar më: 01-05-2015

5f3fd5b60efcf3d851f3c943741a8d78Kohët e fundit Microsoft është vënë në qendër të mediave për shkak të produkteve të reja dhe risive që po sjell. Por pavarësisht fokusimit në sistemin e ri operativ Windows 10 dhe në platformën e aplikacioneve universale, kompania gjen kohë për të sjellë dhe argëtim tek konsumatorët e saj. Gjatë konferencës Build 2015, Microsoft prezantoi How-old.net, një produkt i cili tregon se ç’është duke përgatitur Microsoft prapa skene dhe se sa inovatore janë teknologjitë që kjo kompani përdor.

Bëhet fjalë për një uebfaqe e cila është e aftë të identifikojë moshën e dikujt vetëm me anë të një fotoje që ai ngarkon në këtë faqe. Aplikacioni përmirësohet vazhdimisht dhe bëhet më i saktë me rritjen e numrit të fotove që ngarkohen në të. Tani për tani How-Old.net nuk është 100% i saktë por shumë shpejt gabimet do të vijnë duke u reduktuar. Përdorimi i kësaj uebfaqe është tepër i thjeshtë. Ju mund të zgjidhni të ngarkoni foton tuaj apo të testoni aftësitë e faqes duke ngarkuar një foto që keni gjetur në Bing apo Google Search. Mund të themi se How-Old.net është një përpjekje modeste e Microsoft por në një farë mënyre kjo faqe demostron fokusin e kompanisë në të dhënat dhe kryesisht në teknologjinë e njohjes së fytyrës. Ndoshta diçka më e madhe po vjen nga Microsoft. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell një uebfaqe argëtuese e cila zbulon moshën tuaj përmes fotove
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)