Microsoft sjell një format të ri dhe më kreativ në shërbimin e hartave Bing Maps

Publikuar më: 07-07-2015

bing-maps-preview-2-100595016-large

Krahasimet mes shërbimit të hartave të Bing dhe Google nuk kanë munguar asnjëherë. Google kohët e fundit po punon me aplikacionet e saj mobile, ndërsa Bing nga ana tjetër nuk ishte në gjëndje të rivalizonte. Por me ndryshimet e reja në Bing, Microsoft gjendet në avantazh ndaj konkurrentëve.

Përpara se të diskutojmë rreth ndryshimeve të reja vizitoni uebfaqen e re të Bing Maps dhe kontrolloni vetë ju ndryshimet. Bing Maps po implementon informacionet bazuar në formatin e kartave dhe e thënë ndryshe: Më shumë informacion rreth një destinacioni të përcaktuar.bing-maps-preview-3-100595015-small

Do të ofrohet çdo detaj për destinacionet tuaja si përshkrim i shkurtër, numra telefoni, adresa madje edhe vlerësimet e përdoruesve në Yelp apo TripAdvisor. Edhe Google Maps ofron po të njëjtin koleksion informacioni por të organizuar në një format tjetër.

bing-maps-preview-4-100595013-smallNdërsa përqendrohemi tek karakteristikat e navigimit të ofron shërbimi i ri, lehtësisht mund të vëmë re edhe përllogaritjet e Bing Maps për në destinacionet si koha, rruga dhe distanca.

Bing po krenohet me një veçori të re e quajtur “Along the Route” e cila ndërsa po udhëtoni bën të mundur që në hartë të shfaqen herë pas herë në varësi të vendodhjes, pikat e karburanteve, restorantet dhe të tjera shërbime të ngashme.

Shqetsues ishte për ne fakti se këto risi janë vetëm në desktop dhe ne kemi më shumë nevojë ti kemi në smartfonët tanë. Microsoft premton se shumë shpejt këto ndryshime do të vinë edhe në platformat mobile kur pritet të ndihet edhe impakti më i lartë. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell një format të ri dhe më kreativ në shërbimin e hartave Bing Maps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)