Microsoft sjell ndërtimin 10525 të Windows 10-tës për desktop

Publikuar më: 19-08-2015

windows-10-spotlight-lead

Microsoft sapo ka lançuar një version tjetër paraprak të Windows 10-tës me numër ndërtimi 10525 për anëtarët e programit Windows Insider. Është ndërtimi i parë që mbërrin që nga lançimi zyrtar i Windows 10-tës.

Shefi i programit Windows Insider, Gabriel Aul tha se anëtarët e Windows Insider kanë kërkuar që në të përmirësojmë më tej Windows 10-tën. Ai tha gjithashtu se po bënin maksimumin për të përmirësuar çdo aspekt të sistemit operativ.

Janë rikthyer ngjyrat. Sugjerimet e anëtarëve të Windows Insider kanë fituar. Ata mund të përzgjedhin një ngjyrë për menunë Start taskbar-in, qendrën e njoftimeve dhe panelet e dritareve.

Microsoft gjithashtu ka bërë përmirësime në Menaxhuesin e Memorjes. Këto janë ndryshime e prekshme ndërsa të tjera janë implementuar por krysisht në sfond si performancë, siguri dhe stabilitet. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell ndërtimin 10525 të Windows 10-tës për desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)