Microsoft sjell aplikacionin Sway në iPad! Harron përdoruesit e Windows 10-tës

Publikuar më: 26-06-2015

sway-june-1-100593431-large

Natyrisht që radhëve të aplikacioneve universale të Windows 10-tës do ti bashkohet edhe aplikacioni i krijimit të përmbajtjeve dhe prezantimit, Sway. Por përpara se të vijë në Windows 10, ky aplikacion ka gjetur rrugën për në iPad.

Microsoft e prezantoi këtë mjet vitin që lamë pas, duke zhdukur diferencat mes aplikacioneve Word, PowerPoint dhe Excel kur bëhet fjalë për ti prezantuar. Aplikacioni aktualisht është i disponueshëm në Windows 8 dhe iPhone, të cilët gjithashtu morën një përditësim ditën e enjte. Që të dy versionet, për iPhone dhe iPad ka lidhje të ngushtë me Office 365 madje duke ofruar mbështetje për shtatë gjuhë.

sway-june-2-100593432-large

Ky ofrimi i aplikacionit edhe në iPad e bën atë po aq të rëndësishëm sa aplikacionet Word, Excel, PowerPoint, OneNote dhe Outlook. Microsoft ka zhvilluar që të pesë aplikacionet edhe në platformat rivale dhe aktualisht po i ridizenjon edhe për Windows 10.

Ndërsa aplikacioni është i disponueshëm në iPhone, nuk do të jetë i pranishëm në Windows 10 Mobile kur të lançohet megjithëse do të jetë pjesë e Windows 10-tës për tabletët dhe kompjuterat. Sway përmban funksionalitete të tilla si editimi, paraqitje dhe kombinim të përmbajtjeve. (PCWorld Albanian)

Microsoft sjell aplikacionin Sway në iPad! Harron përdoruesit e Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)