Microsoft sjell aplikacionin e postës elektronike Outlook Apple Watch

Publikuar më: 06-08-2015

applewatchoutlookapp1_1020.0.0Microsoft po pozicionohet si një mbështetës i fortë i orës inteligjente Apple Watch dhe kjo falë aplikacioneve që po sjell në këtë platformë. Aplikacioni më i fundit që është bashkuar platformës së Apple Watch është posta elektronike Outlook.

Përdoruesit e Outlook në iPhone tani e tutje mund të aksesonjnë postën elektronike edhe përmes Apple Watch. Në të mund të kontrollohen të gjitha mesazhet elektronike madje edhe tu kthehet përgjigje. Nga ana tjetër njoftimet tregojnë një informacion më të detajuar për e-mail-et që mbërrijnë në adresën tuaj.

Për më tepër Microsoft ka ndërtuar një ndërfaqe të veçantë të Outlook për Apple Watch. Për ti dhënë përdoruesve një informacion më të qartë, Microsoft ka krijuar një uebfaqe ku listohen detajet e të gjitha aplikacioneve Office për orët me platformën Android Wear dhe Apple Watch.

Outlook po i bashkohet aplikacioneve të tjera të Microsoft siç janë OneDrive, PowerPoint, Skype dhe OneNote. (PC World Albanian)

Microsoft sjell aplikacionin e postës elektronike Outlook Apple Watch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)