Microsoft shtyn “ekzekutimin” e aplikacionit kalendarik Sunrise

Publikuar më: 02-09-2016

sunriselogo-100679681-largeNjë orë përpara ekzekutimit të aplikacionit kalendarik Sunrise, Microsoft ndërroi mendje. Dy ditë më parë ishte data 31 Gusht, dita kur Microsoft do të largonte përgjithnjë aplikacionin Sunrise.

Gjigandi i sistemit operativ e bleu në Shkurt të 2015-tës për të rritur funksionalitetet e Outlook. Gjatë Tetorit të atij viti Microsoft konfirmoi planet për të eleminiuar Sunrise me premtimin se nuk do të ndodhte përpara se të gjitha funksionalitetet e tij të integroheshin në Outlook.

Gjatë muajit Mars të këtij viti, blogu i Sunrise konfirmoi se aplikacion do të ndalohej nga funksioni më 31 Gusht. Kjo ditë ishte dy ditë më parë dhe Microsoft nuk kishte integruar akoma disa prej funksioneve më të preferuara të Sunrise. PCWorld.com shkroi një artikull me titull: “Aplikacioni Sunrise mori fund, dhe Microsoft Outlook nuk mund ta zëvendësojë.”

Pak orë më vonë zëdhënësit e Microsoft kontaktuan autorin e shkrimit duke i komunikuar se Sunrise do të jetojë akoma. Në momentin që të gjitha funksionalitetet të integrohen në Outlook, vetëm atëherë Sunrise do të japë lamtumirën. Dielli i Sunrise akoma nuk ka perenduar. (PCWorld Albanian)

Microsoft shtyn “ekzekutimin” e aplikacionit kalendarik Sunrise
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)