Microsoft shpenzoi miliarda dollar në një anije që po mbytej

Publikuar më: 21-05-2016

nokia-lumia-635.jpgMicrosoft javën e kaluar shiti biznesin e telefonëve mobil të thjeshtë me markën e Nokia-s tek FIH Mobile dhe HMD Global. Marrëveshja i siguroi kompanisë vetëm 350 milion dollar, një provë e qartë e dështimit fatal të marrëveshjes 7.9 miliard dollarëshe të blerjes së Nokias në 2014-tën.

Grafiku i mëposhtëm tregon sesi dikur marka e suksesshme Nokia vijoi me rënie drastike të shitjeve të telefonëve që kur Microsoft e bleu. Në tre mujorin e parë të 2016-tës Microsoft shiti 2.3 milion telefonë inteligjent Lumia dhe 15.7 milion telefonë të thjeshtë, një rënie me 60% krahasuar me tre mujorin e parë të 2014-tës kur blerja po finalizohej.chartoftheday_4848_nokia_and_microsoft_mobile_phone_sales_n

Ngjarjet e ditëve që lamë pas shënojnë një epokë të re të Nokias në rikthimin tek biznesi i telefonëve mobile. Kompania finlandaze gjeti momentin e përshtatshëm për të lançuar partneritetin strategjik me HMD Global për të ndërtuar gjeneratën e re të telefonëve dhe tabletëve me markën ikonike të Nokias. (PCWorld Albanian)

Microsoft shpenzoi miliarda dollar në një anije që po mbytej
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)